Për ditën e sotme janë planifikuar të zhvillohen disa ngjarje, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky është njoftimi i plotë:
– Për nder të 22 Vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit, Komuna në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë ngritjen e Flamurit në Qendër të Qytetit për të vazhduar me seancën solemne në Asamblesë Komunale. (Deçan, ora 9:00)
– Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ambasada Gjermane, Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Universitetit të Prishtinës dhe Goethe-Institut organizojnë përzemërsisht inaugurimin e Sallës së gjermanishtes dhe prezantimin e programit të ri master ”Gjermanishtja si gjuhë e huaj“ në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. (Fakulteti Filologjik, ora 10:00)
– Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 10:00)
– Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën do të bëjë shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për harmonizimin e numrit të stafit dhe ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, brenda Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)
– Në kuadër të fuqizimit dhe promovimit të produkteve vendore Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon panel diskutimi “Industria e Materialit Ndërtimor: Rritja e pjesëmarrjes në tregun Kosovar”. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)
– Komuna e Mitrovicës mban mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. (Ndërtesa e komunës, salla e Mediave, ora 10:00)
– Për nder të Ditës së Çlirimit të Deçanit mbahet turniri Ndërkombëtar i Kik-Boksit “Ismail Haradinaj” dhe me pas mbahen homazhe pranë Lapidarëve të Dëshmorëve në Qendër të Qytetit. (Salla e Sportit në Deçan, ora 10:00)
– Oda Ekonomike e Kosovës bën prezantimin e studimit “Të bëhemi më të fortë pas COVID-19: Shfrytëzimi i Potencialit të Afërsisë Gjeografike për Investime të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)
– Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit organizon kampanjen edukativo-informuese, “Sinjalizo”. (Sheshi ‘’Zahir Pajaziti”, ora 11:00)
– Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës dhe punëtorët e Lotarisë do të protestojnë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)
– Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren mban konferencë për media. (Tek objekti në ndërtim i Bibliotekës së Prizrenit, Rr. “Hoxha Tasim”, Lagjja Tabakhane, ora 11:00)
– Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:00)
– Hapet ekspozita e titulluar “n’Rrugë Drejtë Lirisë”. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, ora 12:00)
– Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu raporton para Komisioni për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)
– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi do t’i vizitojnë bizneset në fshatin Sërbicë. (Fshati Sërbicë, ora 13:00)
– Për nder të 22 Vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit mbahet koncert me këngtarët Deçanas. (Qendra e Qytetit, ora 19:00)