Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot takim e parë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ndonëse çështjen e dialogut kryeministri deklaronte se e ka prioritet të gjashtë e ndonjëherë edhe të shtatë.
Një takim pa kushte të Kurtit me Vuçiqin e kishte paralajmëruar ish-kryeparlamentari dhe ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli gjatë një interviste.
“Kanë me ju mashtru i nderuar edhe për dialogun. Albin Kurti ka pranuar të takohet pa asnjë kusht me Vuçiqin, edhe ka me u taku, nëse bëhet kryeministër. Më mbani për fjale mua. A i keni pa ato deklarata, s’takohem pa kërku falje, mbani ato, ka me u taku pa asnjë kusht”, kishte deklaruar Veseli
Kurti deklaroi sot se takimi i sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka qenë konstruktiv nga ana e delegacionit kosovar. Por tha se pala serbe kishte ardhur në takim me tema të vjetra.Reklamë
Kurti tha se ata kishin disa propozime, ndërsa tregoi se tri prej tyre u refuzuan, ndërsa për njërin nuk pati përgjigje.
“Sot u zhvillua takimi i parë në Bruksel me delegacionin nga Serbia…. Takimi ishte konstruktiv nga ana jonë. Ne do të marrim pjesë në këtë proces që është i vështirë. Pala serbe foli për propozime të vjetra, ne sollëm 4 propozime të reja. E para, avancimi i CEFTA-s. Propozimi i dytë ishte Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë një deklaratë të paqes ku ne zotohemi se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën”, tha Kurti.
“Propozimi tjetër ishte për çështjen e të pagjeturve”, theksoi Kurti, ndërsa tha se kanë kërkuar edhe përjashtimin e një anëtari të delegacionit serb, i cili sipas tij ka marrë pjesë në krime ndaj shqiptarëve.
“Tri propozime u refuzuan. Në propozimin e parë nuk pati përgjigje”, tha Kurti.
Ai tha se takimi i radhës do të jetë para pushimit të verës.
“Nëse s’gaboj, i bie më 25 korrik”, tha Kurti.
Paraprakisht, për takimin foli edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pranoi se kishte përplasje.