• 05/08/2021
Digiqole ad

Nisin hetimet për vdekjen e foshnjës në Suharekë

 Nisin hetimet për vdekjen e foshnjës në Suharekë

Një foshnje e gjinisë mashkullore ka vdekur dje në fshatin Duhël të Suharekës.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së dyshimtë të foshnjes së porsalindur.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani, tha për Klankosova.tv se janë në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve.

Mehmeti tha se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se jemi në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve.Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë. Për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me kohë”. 

Të ngjashme