Më pak se 200 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në bazë të të dhënave të fundit të IKSHPK-së, në Kosovë janë vetëm 186 raste aktive me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave është 2.250, numri përgjithshëm i të shëruarve 105.174, ndërsa janë regjistruar 107.610 raste pozitive.

Në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës. Kurse 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.