Sergio Ramos ishte kuptueshëm në një gjendje të rënduar emocionale ndërsa i dha lamtumirën Real Madridit gjatë një konference shtypi gjatë ditës së sotme (e enjte).
35-vjeçari, i cili ka kaluar 16 vitet e fundit në klubin mbretëror dhe u bë kapiten, ka konfirmuar largimin nga Real Madridi gjatë ditës së djeshme.
Sot (e enjte), Ramos u përkujdes për një konferencë shtypi kur u përkujdes të dekarojë se kjo është më shumë një ‘shihemi më vonë’ sesa një ‘lamtumirë’.
“Ka ardhur momenti, një nga më të vështirët në jetën time; ka ardhur koha t’i them lamtumirë Real Madridit. Unë arrita dorë për dore me babanë tim…”, ishin fjalët e para që Ramos mund të thoshte para se të shpërthente në lot.
“Është e pamundur të mos emocionohesh. Do të doja të thosha lamtumirë në stadiumin tonë, në Estadio Santiago Bernabeu”.
“Faleminderit, Real Madrid. Unë do të të mbaj gjithnjë në zemrën time”.
“Është fundi i një periudhe të mrekullueshme, unike në jetën time dhe fillimi i një periudhe shprese dhe të ardhme me një dëshirë të madhe për të treguar më të mirën time për shumë vite tjera dhe të jem në gjendje të shtoj një trofe tjetër në listën time të trofeve”.
“Faleminderit shumë për të gjitha. Kjo është më shumë se një lamtumirë; është një mirupafshim, sepse unë do të kthehem”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/