Federata Europiane e Gazetarëve i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që të ndal fushatën kundër gazetarëve në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një shkrimi në Twitter, icardo Gutierrez, i cili mban edhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Europiane të Gazetarëve, ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë,
“Federata Europiane e Gazetarëve i bën thirrje partisë politike Lëvizja Vetëvendosje që të ndaloj së shqetësuari gazetarët në Kosovë”, ka shkruar Gutierrez.
Këtë thirrje të Federatës Europiane të Gazetarëve, Gutierrez, e ka bërë pasi gazetari, Berat Buzhala, ka bërë publike kampanjën e egër të përkrahësve të LVV’së. në rrjete sociale.
Më poshtë shkrimi i plotë i tij.