Njoftim i rëndësishëm nga QKMF Suharekë
Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Suharekë, njofton të gjithë përdoruesit e Insulinës, që të hënën dhe të martën saktësisht 21 dhe 22 Qershor, të lajmërohen në
Barnatoren e Qendres Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë.
Kjo për qëllim të përditësimit të listës së përdoruesve të Insulines në komunën tonë, pasi Ministria e Shëndetësisë
ka kërkuar të bëhet planifikimi për 6 muajt e ardhshëm, në mënyrë që të mos ketë vonesa apo mungesa me furnizim të Insulinës.
Të gjithë përdoruesit e insulinës, duhet të lajmërohen në QKMF të hënen ose të nartën, mosha madhore duhet të ketë me vete letërnjoftimin,ndërsa fëmijët duhet ta kenë me vete çertifikatën e lindjës.
Për arsye që të mos mbeteni pa insulinë në të ardhmen, luteni të lajmëroheni në QKMF të hënen ose të martën 21-22 Qershor.
VËMENDJE: Të mos keqkuptohet njoftimi! Të hënën dhe të martën bëhet vetëm regjistrimi, insulina nuk ka!