Loic Nego, u shpall kampion me Francën por sot do të luaj kundër saj


Antoine Griezmann do të takohet përsëri me një fytyrë të njohur, atë të Loic Nego, futbollist francez, por tani me nënshtetësi të Hungarisë dhe lojtar i kësaj kombëtareje.

Anësori që luan te Fehervar, atëherë luante te Nantes dhe u shpall kampion Evropian për U19  në vitin 2010 me Francën, ndërsa për shokë skuadra kishte emra si Antoine Griezmman, Alexandre Lacazette, Francis Coquelin, Gael Kakuta (MVP i atij turneu) dhe Cederic Bakambu.

‘Les bleus’ mundën Spanjën që kishte emra si Marc Bartra, Thiago Alcantara, Rodrigo, Iker  Muniain,  Sergio Canales dhe Dani Pacheco në finale me rezultat 2-1.

Franca U19, numri (2) Loic Nego, ndërsa numri (11) Antoine Griezmann

“Jam i ngazëllyer, do të jem i lumtur që do të shoh përsëri disa nga kolegët e vjetër”, e ka pranuar ai.

Loic Nego pas Nantes shkoi te Roma, pastaj bëri karrierë te Standard, Ujpestit, Charlton dhe Fehervar, klube që ia mbyllën ‘derën’ e Francës.

Nego me nënshtetësi hungareze

Nga ana tjetër, Hungaria, ia hapi derë, duke i dhënë nënshtetësinë, pasi në kampionatin vendas ka 203 ndeshje dhe 31 gola.

Négo e kishte kuptuar që ai nuk do të “përfaqësonte” më ‘Gjelat’ dhe në vitin 2020 ai pranoi të “bëhej ” hungarez.

Nego e Griezmann në aksion

“Franca është vendi im, por Hungaria është shtëpia ime”, kishte thënë ai.

Ai shpejt fitoi zemrat e hungarezëve, kur në finalen e play-offit për Kampionatin Evropian ndaj Islandën që u mbyll 2-1, ai barazoi në minutën e 88-të.

Willi Orban e Loic Nego te Hungaria

“Unë kam shumë respekt për këtë fanellë. Shpresoj që tifozët të jenë krenarë”, kishte deklaruar ai. /Telegrafi/