Në rrugën “Luigj Gurakuqi” të Suharekës, dje rreth orës 11:00, dy nxënës kanë kërkuar ndihmë për trajtim mjekësor pranë spitalin e Prizrenit, për shkak se ata dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga katër persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vetëm njëri prej të dyshuarve për këtë rast është arrestuar, ndërsa të tjerët gjenden në arrati.
Sinjali përmes burimeve të saja në Prokurori mëson se i dyshuari i arrestuar është intervistuar nga prokurori dhe ky i fundit ka inicuar hetime më të gjera për këtë rast, gjersa e ka liruar të dyshuarin e arrestuar.