• 05/08/2021
Digiqole ad

Vaksinimi masiv po vazhdon – Vetëm 179 raste aktive me koronavirus

 Vaksinimi masiv po vazhdon – Vetëm 179 raste aktive me koronavirus

Numri i rasteve aktive me virus ka filluar të shënoi rënie, kjo sepse në të gjithë vendin janë vetëm 179 raste, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse ditën e djeshme janë shënuar vetëm 9 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes.

Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200. Në total numri i rasteve aktive është 179”, bëri të ditur ministria e shëndetësisë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 7,341 doza të vaksinës anti-COVID.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të saj. 

Të ngjashme