Tifozi më i veçantë dhe më i njohur i klubit të Ballkanit, Koba sot është bërë me shtëpi të re.
Humanisti i njohur, Halil Kastrati nën shoqërinë e kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetarit të Ballkanit, Arsim Kabashi ia dhuruan çelësat e shtëpisë së re.
Kujtojmë që iniciativën për ndërtimin e shtëpisë për KOBËN e kishin ndërmarrë grupi i tifozëve nga Suhareka “XHEBRAILAT”, të cilët më pas janë përkrahur nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Arsim Kabashi- President i FC Ballkanit së bashku me donatorë të tjerë!
Dhoma personale e Kobës është e ngjyrosur me ngjyrën e portokalltë që simbolizon klubin e Ballkanit.