Cristiano Ronaldo ishte për fat të keq në anën humbëse ndërsa Portugalia u mposht me rezultat 4-2 nga Gjermania sot (e shtunë) në mbrëmje.
Sulmuesi legjendar hapi rezultatin në minutën e 15-të, duke filluar dhe përfunduar një veprim të mrekullueshëm kundërsulmues.
Sidoqoftë, dy autogola të shpejtë para pjesës së parë nga Ruben Dias dhe Raphael Guerreiro e panë Gjermaninë të shkonte në pushim me epërsi 2-1.
Kai Havertz pastaj e çoi epërsinë në 3-1 menjëherë pas pushimit para se i shkëlqyeshmi Robin Gosens të shënonte për 4-1.
Diogo Jota ngushtoi epërsinë në 4-2 për Portugalinë në minutën e 65-t në sajë të Ronaldos që e mbajti topin në lojë me një prekje akrobatike.
Megjithatë, përveç fitores së Gjermanisë dhe rezultatin, gjëja që po përfolet më shumë është se sa shpejt vrapoi Ronaldo tek goli i parë i Portugalisë.
Sa shpejt vrapoi Ronaldo?
Momenti i ndeshjes, sidoqoftë, ishte goli i shkëlqyer i kundërsulmit të Portugalisë, i frymëzuar nga Ronaldo.
Mediumi beIN Sports analizoi golin e parë në pjesën e parë dhe zbuloi se Ronaldo goditi një shpejtësi maksimale prej 32 km/h gjatë vrapimit të tij prej 97 metrave.
Duke marrë parasysh se pesë herë fituesi i Topit të Artë, mbushi plot 36 vjet në muajin shkurt, kjo është një statistikë e jashtëzakonshme.
Sipas mediumit tjetër ITV Sport, Ronaldo kaloi 92 metrat për 14.2 sekonda, pavarësisht ngadalësimit në të tretën e fundit të fushës.
Ndryshe, lojtari që ka arritur shpejtësinë më të madhe deri më tani në Euro 2020 është mbrojtësi italian Leandro Spinazzola.
Italiani arriti shpejti prej 36 kilometra në orë, ndërsa pas tij erdhën emra si Daniel James, Raheem Sterling dhe Breel Embolo