Dyshohet se një grua, në rrugën “Janina” në Prizren, i ka dhënë fund jetës së saj, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:00, raporton Gazeta Sinjali. 

Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Prizren i ka thënë Sinjalit se këtë akt ajo dyshohet se e ka kryer duke u hedhur nga shkallët e shtëpisë së saj, në drejtim të bodrumit. 

Reklame

Për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga kjo hedhje, ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku ka ndërruar jetë. 

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. 

Ky burim i ka thënë gazetës se prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgoet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. 

Hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar

TE FUNDIT