“Mashtrues! Çfarë vaksinimi masiv me 965 vaksinime në ditë?! – Reagon deputeti PDK-së

Sot është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë se ka filluar vaksinimi masiv, ndërsa është bërë e ditur që do të kryhen 965 vaksinime në ditë, e ndaj kësaj ka reaguar deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu, duke i quajtur mashtrues.

Hahxiu ka thënë se Qeveria e Kosovës është e fundit me procesin e vaksinimit por është e para me mashtrim të qytetarëve.

“Mashtrues! Çfarë vaksinimi masiv me 965 vaksinime në ditë?!
Qeveria e Kosovës është e fundit me procesin e vaksinimit por është e para me mashtrim të qytetarëve me manipulim dhe jo transparencë”, ka shkruar Haxhiu.

Ai tutje ka theksuar se qytetarët nuk kanë asnjë informacion se sa vaksina do të mbërrijnë me kontingjentin e parë, dytë apo tretë.

“Qytetarët nuk kanë asnjë informacion se sa vaksina do të mbërrijnë me kontigjentin e parë, dytë apo tretë.

Tani më të gjithë e kanë kuptuar se kjo Qeveri nuk e bën publike çmimin e blerjes së vaksinave, por të paktën le të tregojnë datën se kur do të arrijnë vaksinat në Kosovë”, tha tutje Haxhiu.

Postimi i plotë:

Mashtrues! Çfarë vaksinimi masiv me 965 vaksinime në ditë?!
Qeveria e Kosovës është e fundit me procesin e vaksinimit por është e para me mashtrim të qytetarëve me manipulim dhe jo transparencë.
Qytetarët nuk kanë asnjë informacion se sa vaksina do të mbërrijnë me kontigjentin e parë, dytë apo tretë.
Tani më të gjithë e kanë kuptuar se kjo Qeveri nuk e bën publike çmimin e blerjes së vaksinave, por të paktën le të tregojnë datën se kur do të arrijnë vaksinat në Kosovë.
Ftoj qytetarët që të kenë kujdes në mbrojtje nga COVID-19 sepse në muajt e fundit testet RT-PCR janë duke u bërë vetëm për pacientët me simptoma të COVID-19, ndërsa shifrat e të testuarve prezantohen bashkë me metodën RAT, testet me antigjene/rapid testet, të cilat bëhen kryesisht në laboratorët privat për qëllime jo mjekësore, për nevoja të qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit.