Administrata e re ekzekutive në Kosovë, Kurti II, i ka mbushur pothuajse tre muaj që po qeveris. E gjatë kësaj kohe importi i Kosovës nga Serbia ka shënuar rritje. Krahasuar me vitin e kaluar, në periudhën e njëjtë kohore (prill), Kosova këtë vit ka importuar 72% më shumë mallra këtë vit sesa vitin e kaluar.
Nga janari deri në prill, importi i mallrave nga Serbia në Kosovë ka shënuar rritje. Në muajin e parë të vitit, Kosova importoi mallra nga Serbia në vlerë 14 milionë e 100 mijë euro, atëkohë në karrigen e kryeministrit ende ulej Avdullah Hoti.
Lexo Edhe:
Zhurma e kafiterive në Prishtinë, Inspektoriati parlajmëron dënim nga 500 deri në 1 mijë euro
Pas zgjedhjeve të shkurtit, ku Vetëvendosje mori mbi 50% të votave dhe Kurti u bë kryeministër, importi i mallrave nga Serbia filloi të rritet.
Prej 14,1 milionë sa ishte në janar, vlera e mallrave shkoi në 26 milionë euro në muajin prill. Nëse krahasojmë me prillin e vitit 2020, Kosova ka importuar 72% më shumë mallra këtë vit sesa vitin e kaluar, raporton KALLXO.com.
Serbia për më shumë se dhjetë vjet, eksporton mallra në Kosovë çdo vit rreth 300 milionë euro, ndërsa nga Kosova blen rreth 25 milionë euro.
Në vitin 2017 vlera e importit të Kosovës shkoi në 856,1 milionë euro, e cila mbetet e shënuar si vlera më e lartë ndonjëherë. Ndërsa më e ulët është ajo e vitit 2019 me 502,7 milionë euro.
Kryeministri Kurti së fundmi ka propozuar që gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore).
CEFTA ishte krijuar me qëllim eliminimit të pengesave në mes vendeve anëtare dhe në konceptin e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së shëndoshë.
Kurti këtë ide e ka dhënë në raundin e fundit të dialogut të zhvilluar më 15 qershor në Bruksel.