Personi që u gjet i vdekur në motel është 64-vjeçar, ishte shoqëruar nga një vajzë

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për gjetjen e një trupi të pajetë në një motel (emër i njohur për redaksinë) në Prizren. 

Sinjali mëson se viktima është i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1957. 

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për Sinjalin se tani i ndjeri kishte shkuar në motel i shoqëruar nga një vajzë. 

“Në momentin kur ka shkuar emergjenca ka qenë vetëm, por më herët ka qenë në shoqërinë e një vajze”, tha ai. 

Osmanollaj tha se nga hetimet e para nuk ka ndonjë dyshim se ndaj 64-vjeçarit është përdorur dhunë ose diçka e tillë. 

Për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, prokurori ka urdhëruar që trupi i të moshuarit të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.