Ngritën çmimet e materialit bazik ndërtimor, një fije armaturë 13 euro, thesi i çimentos 7 euro


Në tregun kosovar një fije armaturë nga 7 euro është ngritur në 13 euro, kurse një thes çimento nga 4.5 sa ishte para pak muajve është ngritur në 7 euro.

Këto çmimi të produkteve ndërtimore për gjysmë më shumë ka shqetësuar ndërtuesit dhe bizneset prodhuese të betonit.

“Çmimi i armaturës është çmim i përcaktuar nga berëza. Fatkeqësisht, ne përveç çmimit me rritje ballafaqohemi edhe me probleme ne furnizimin pasi që nuk ka mundësi të furnizohesh para 2 muajve nga porosia”, i ka thënë MEDIA NDËRTIMIT, Gent Lajqi, nga kompania “Rronifer”.

Tregu kosovar po has në barriera edhe gjatë furnizimit me produktet esenciale të ndërtimit. Me muaj duhet të pritet, sipas ndërtuesve, që ky treg të ketë të renditura produktet e nevojshme.