Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku sot po qëndron në Suharekë. Abdixhiku fillimisht ka bërë homazhe te varri i Ukë Bytyçit dhe shoqëruesve të tij: Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami si dhe pranë varreve të Dëshmorëve të Kombit Imer Bytyqi e Skënder Bytyçi në Nishor, u pritën nga qytetarë të shumtë në fshatin Semetisht.
Abdixhiku aty tha se : “Është mision i yni që Therandën e Ukë Bytyçit, t’ia kthejmë LDK-së”
Ja njoftimi i plotë nga LDK Suharekë:
Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku së bashku me struktura e aktivistë të LDK-së pasi bënë nderime pranë varreve të heronjve të Demokracisë Ukë Bytyqit e dy shoqëruesve të tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami, dhe e pranë varreve të Dëshmorëve të Kombit Imer Bytyqi e Skënder Bytyçi në Nishor, u pritën nga qytetarë të shumtë në fshatin Semetisht.
Gjatë diskutimeve me qytetarët për gjendjen aktuale në Komunën tonë, dominoi tema e domosdosë së ndryshimit të qeverisjes lokale në Therandë!
“Është mision i yni që Therandën e Ukë Bytyçit, t’ia kthejmë LDK-së” , u shpreh veç tjerash Kryetari Lumir Abdixhiku!
Kryetari i degës z. Ardian Shala, u shpreh se Semetishtit të UÇK-së dhe të Ukë Bytyçit i duhet qeverisje e përgjegjshme e profesionale!
Deputeti Zema, foli për konsistencën dhe përgjegjësinë e lartë politike të z.Shala, i cili më së shumti i duhet Therandës për ta qeverisur!