Studençani ishte vendbanimi i radhës gjatë vizitës së kryetarit Abdixhiku në Therandë.
Si zakonisht çdo takimi me qytetarët, i paraprijnë nderimet për Dëshmorët e Martirët e kombit, të cilët në Komunën tonë janë të shumtë e pa të cilët liria do të ishte e paarritshme!
Kryetari Abdixhiku vizitoi QMF-në e fshatit Studençan dhe falenderoi punëtorët shëndetësorë për kontributin e dhënë në kohë pandemie, duke i cilësuar ata si patriotë modernë!
Kryetari i degës z. Shala, prezentoi gjendjen dhe sfidat që po ballafaqohet sistemi shëndetësor në Therandë! Dhe u zotua se me ndryshimet që do të bëhen në tetor të këtij viti, shëndetësisë së Therandës do t’i kthehet normaliteti!/ Njofton zyra për informim nga dega e LDK-së në Suharekë