Të impresionuar me sukseset e bujqve në fshatin Neperbisht, kryetari Abdixhiku u shpreh se kjo tokë pjellore ka nevojë për banorët e saj, ka nevojë për rininë e saj, e cila po largohet çdo ditë e më tepër. LDK ka inicuar me hapa konkretë për krijimin e kushteve të përshtatshme për rikthimin e rinisë në atdhe.
Nuk mjafton të mbathen çizmet e të dilet në terren pasi ndodhin fatkeqësitë, siq po ndodhë shpesh viteve të fundit, por do të merremi me luftimin e shkaqeve të këtyre fatkeqësive, të cilat ndodhin si pasojë e mungesës së duhur të infrastrukturës, u zotua kryetari i degës z. Shala.