Kjo komunë shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 22 48 V dhe 20° 49 19 L.
Komuna e Suharekës kufizohet me nën rrënzën e Prizrenit në një anë dhe Poddrimljen pjellore në anën tjetër.
Lartësia mbidetare me mesatare është rreth 455 m. Pjesët veriore të komunës janë nën mergel, argjilë, argjilë me thëngjill gëlqeror, santon mastrhit, rrethina e Caralevës gjendet nën flishin e shkumësit të epërm, doneve mastrihite ku vende vende lajmërohet dijabazi në formacion brirorë të dinaroideve, serpentine dhe perioditeve serpentine. Pjesa më e madhe e territorit në pjesën juglindore të komunës gjendet nën rrasat e gjelbërta, metabolizitë, ku lajmërohet dhe anfiboliti e në jug ka dhe gëlqere dhe dolomit.
Vendbanimi i Suharekës gjendet në pjesën veriperëndimore të luginës së Prizrenit në lartësinë mbidetare ndërmjet 410 dhe 450 m. Terrenet në të cilat janë locuar vendbanimet dhe ato për rreth sajë, janë të përbërjes gjeologjike të ndryshme. Vendbanimi shtrihet kryesisht në lymoret e lumenjve të përbërjes së ndryshueshme, dhe vërshimeve dhe rërishtave të vjetërsisë holocentrike (kvartale).
Zona e gjerë e vendbanimeve nga veriperëndimi, perëndimi dhe jugu, shtrihet mbi mergel, argjilë me thëngjill, rërë dhe zhavorr të vjetërsisë pliocene (terciere). Nga perëndimi ngiten malet e Milanovcit (883 m), nga veriu Caralevë (1.057 m), nga lindja Dormanska glava (maja e Dormanit) (1.364m), dhe nga jugu dhe juglindje mali i liqenit (2.092 m) dhe mali i Sharrit (1.694 m).
Tereni në të cilën është locuar vendbanimi si dhe terrenet në jug, lindje dhe perëndim të tij në shikim të ekspozicionit gjenden në zonën e rrafshinës, ndërsa një shokë më e vogël nga drejtimi në zonën jugore dhe perëndimore të ekspozicionit.
Pjerrësitë në të cilat gjendet vendbanimi i Suharekës gjinden në mes të 2º dhe 5º. Nga veriu dhe lindja pjerrësirat janë më të mëdha për shkak të ngritjes më të madhe të terrenit. Suhareka shtrihet ne terrenet të cilat janë morfologjikisht më të përshtatshme për zgjerimin e tij tipografik. Në veri dhe lindje të vendbanimit terrenet ngrihen në formë të trasesë, ndërsa nga jugu dhe perëndim hapet rrafshinat e fushës së Prizrenit.
Terrenet në të cilat është locuar vendbanimi dhe ato të cilat shtrihen nga jugu, lindja dhe perëndimi nga shikimi i ekspoziturës gjinden në zonën jug-lindore të ekspozicionit, ndërsa nga verilindja në zonën jugore dhe perëndimore të ekspozicionit.
Marrë në përgjithësi kushtet gjeomorfologjike të vendbanimit të Suharekës dhe rrethinës së sajë janë të përshtatshme për zhvillimin e sajë të mëtejmë.
Burimi: Plani Hapësinor për Istog, Klinë, Rahovec dhe Suhareke – EUP, Prishtinë 1984