Akisident mes pesë veturav, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku në mes pesë automjeteve ka ndodhur sot në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Të lënduarit pas aksidentit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të pesë automjeteve.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. 

Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin’, ka thënë ajo.