Muharremaj e pranon që ka dështuar projekti për ndërtimin e objektit të ri të Komunës

Më 16 Mars 2019 kryetari Muharremaj kishte shkruar:
“Suhareka do ta ketë objektin e ri të komunës me shumë shërbime të avansuara dhe me sallën e Asamblesë Komunale.
Sot kam nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i cili do të ndërtohet brenda dy viteve.”
Madje kishte bashkangjitur edhe fotografitë se si do të duket objekti i ri i Komunës së Suharekës.

Mirëpo sot pas dy viteve të marrëveshjes së nënshkruar për ndërtimin e objektit të komunës, kryetari Muharremaj thotë se Komuna e re nuk do të bëhet.

Në mbledhjen e Asamblesë Komunale të mbajtur më 31.05.2021, asambleisti Alban Berisha nga LDK, ka debatuar me kryetarin Muharremaj duke e pyetur se pse nuk ka filluar ndërtimi i Komunës se re, pse nuk është bërë rrethi te Stacioni i Policisë?! Berisha gjithashtu ka ngritur një shqetësim të banorëve në lagjen ku është hap Interex, dhe nuk ka naj masë të marrë nga Interex,dhe ju Kryetar jeni përgjegjës për qytetarët për një jetë të qetë,pa zhurmë.

Më poshtë mund t’i lexoni përgjigjet e kryetarit Muharremaj për pyetjet e Asamblesitit Alban Berisha.

Alban Berisha – para se me fillu sheshi,ju keni thënë që njëherë ka mu bo bajpasi që me dal prej Shirokës.Ku ka mbërrit ky projekt? Është për tu frigu se si do ta kalojmë flugën e komunikacionit si qytet. E keni përmend një rreth rrotullim te stacioni i policisë me u bë,pastaj ke premtu Komunë të re.
Kryetari – në fushatë nuk kam premtu Komunë të re. Kemi bë një marrëveshje me Ministrinë e Adminisratës dhe Pushtetit lokal në vlerë 1.5 million euro, mirëpo paret i ka hek ministria.Sipas ekspertëve nuk mund të bëhet rreth rrotullimi.Rrethi do të bëhet te shkolla Destan Bajraktari për shkak të numrit të madh të nxënësëve. Te sheshi nuk di pse ka mu bë ai fluks kur rruga ekziston si përpara. Unazat janë projekte të mëdhaja dhe kemi probleme me shpronësimin e tokave.Punët vazhdojnë mirëpo me një dinamikë më të vogël për shkak të shkurtimeve buxhetore.
Alban Berisha – a është e vërtetë që ke thënë vet që ka mu kry bajpasi pastaj sheshi,apo se ke dit që duhet mi shpronësu pronat ?
Kryetari – është projekt i madh dhe jemi duke punuar.
Alban Berisha – u ngrit një shqetësim nga banorët në lagjen ku është hap Interex,dhe nuk ka naj masë të marrë nga Interex,dhe ju Kryetar jeni përgjegjës për qytetarët për një jetë të qetë,pa zhurmë. Komisioni i performancës a kanë facebook sepse do të kishin rendit ka fillimi ?
Kryetari – për 3 – 4 vite 10 milion euro donacion kemi marrë. Te Interex, ja ka dhënë ligji dhe janë duke punu inspektorët për atë punë.
Sa i përket kanalit në Reshtan,është një marrëveshje me hidroregjionin.Ata ku punojnë e prishin dhe nuk e rregullojnë.

Burimi: Procesverbali i mbledhjes së Asamblesë Komunale Suharekë, e mbajtur me 31.05.2021/ SuharekaExpress.com