Kryetari Muharremaj, ka pritur delegacionin gjerman të Shoqatës Gjermano-Kosovarë

Kryetari Muharremaj, ka pritur delegacionin gjerman të Shoqatës Gjermano-Kosovare

Kryetari i Komunës së Suharekës,z. Bali Muharremaj me bashkëpunëtorë , ka pritur sot në takim një delegacion nga Shtuttgarti i Gjermanisë, i cili kryesohej nga presidenti i Shoqatës Gjermano-Kosovare, Jens Kudere. Takimi ishte i organizuar nga konsulli i Ambasadës së Kosovës në Gjermani, z. Imer Lladrovci. Delegacioni gjerman ka vizituar edhe Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Felbachut” në Suharekë.
Kryetari Muharremaj e ka falënderuar delegacionin gjerman për vizitën në Suharekë, duke theksuar:
“Sot kemi pritur delegacionin e Shoqatës Gjermano-Kosovare të udhëhequr nga z.Jens Kuderer, dhe Udhëheqësin e Konsullatës së Përgjithëshme në Stuttgart z.Imer Lladrovci, me të cilin biseduam për bashkëpunimet e ardhshme.
Këto takime janë në funksion të projekteve të ardhshme të cilat mund të zhvillohen në raporte të ndërsjellta për zhvillim dhe integrim.”
Më pastaj delegacioni nga Gjermania ka vazhduar vizitën për Prizren.