Prizreni – 2016″, tani e tutje do të quhet skuadra e basketbollit e cila deri sezonin e fundit e ka mbartur emrin Ponte Prizreni, transmeton Sinjali Sport.
Skuadra nga Prizreni, me tërheqjen e sponsorit kryesor e ka ndërruar emrin dhe nga tani do të quhet “Prizreni – 2016”.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
KOMUNIKATË PËR MEDIA :- NGA KUVENDI I RREGULLT I PUNËS KB PRIZRENI -2016.
KB PRIZRENI -2016 mbrëmë mbajti Kuvendin e rregullt të punës ku në rend të ditës ishin pikat :
– Aprovimi i raportit të punës
– Aprovimi i raportit financiarë
– Ri emërimi i klubit pas tërheqjes së sponzorit gjeneral “ Ponte”.
– Të tjera.
Nga gjithsej 20 delegatë të klubit prezent ishin 17, ku me shumicë të aprovuar u zgjedhën : kryesuesi, procesmbajtësi, komisioni verifikues dhe kryesia punës.
Kuvendi aprovoi një zëri raportin e punës dhe njëkohësishtë aprovoi edhe raportin financiar me asnjë votë kundër apo apstenim.
Kuvendarët komplimentuan strukturat udhëheqëse të klubit për pasqyrën financiare duke kryer gjitha raportet e auditimit, pagues të rregullt të tatimeve në ATK si dhe pagesa e Trustit e kontributeve të lojtarëve, stafit teknik, duke u paguar të gjitha me bank.
Kuvendi i klubit miratoi pro-propozimin e kryetarit të klubit z.Zgjim Kryeziu që emërtimi i klubit të jetë KB PRIZRENI 2017 pas tërheqjes së sponzorit gjeneral PONTE , ku vlersojm që janë më meritorët për të arriturat në Superligë në 3 edicionet e fundit për mos të anashkaluar edhe donatorët tjerë.
Kryesuesi mbylli Kuvendin dhe falenderoj të pranishmit.
Për çdo detaj ne si klub do dërgojm procesin e Kuvendit , Federatës së basketbollit të Kosovës.