Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e 1.764 mostrave të testuara për virusin Covid-19.
Në 24 orët e fundit me koronavirus janë infektuar 14 persona, teksa janë shënuar dy raste të vdekjes.
Në ndëkohë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar gjashtë qytetarë.
Njoftimi i plotë:
24 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.
Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280.
Në total numri i rasteve aktive është 171.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/embed/u/0/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB