Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Edon Idriz Berishës.
Edon Berisha i lindur më 13.06. 1997 në Pejë kërkohet për dhunë në familje.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected].