Në Bllacë po hapen rrugët fushore

Në kuadër të projektit për hapjen e rrugëve fushore i cili po realizohet nga Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë në Komunën e Suharekës, edhe në Bllacë ka filluar hapja e rrugëve fushore në menyrë që të rregullojet infrastruktura rrugore për bujqit e fshatit Bllacë.

Kryetari i fshatit Bllacë z.Hajrush Suka përmes një postimi në facebook thotë se:
“Vazhdonë hapja e rrugëve fushore në Bllacë,
Projekt i cili po realizohet nga DBZHRP-Suharekë, me qëllim rregullimi dhe përmisimi në infrastrukturen bujqësore.”
/SuharekaExpress