Mbrëmë rreth orës 22:00 policia në Suharekë ka shoqëruar dy përsona në stacionin policor, pasi të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kishin filluar një përleshje fizike.
Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjeksorë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
“Rr. Brigada 123, Suharekë 26.06.2021 – 21:50. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”