Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Kosovë, në Suharekë një i vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë rezultuar 14 raste pozitive me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, gjatë këtij intervali kohor ka ndërruar jetë një pacient nga Suhareka i infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1,984 testime ndërkohë që janë shëruar 12 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani në vend nga ky virus janë infektuar 107 mijë e 739 persona, kanë vdekur dy mijë e 258 të tjerë dhe janë shëruar 105 mijë e 310 pacientë.