Temperaturat e larta në këto ditë të nxehta, nuk e ndalojnë dr.Ardian Shala që të takoj qytetarë të ndryshëm.
Shala sot gjatë ditës ishte në fshatin Semetisht ku dhe u takua me shumë banorë të cilët kishin dalir t’i pastronin rrugët e fshatit, Shala i’u bashkangjit aksionit simbolikisht duke përkrahur banorët për të bërë punë të mira për vendin e tyre.
Ndryshe, dr.Ardian Shala është kandidat i LDK-së për kryetar të komunës së Suharekës dhe kryetar i degës së LDK-së në Suharekë, e gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së LDK-së më nivel qendror.
Shala në facebook shkruan:
“Banorët e fshatit Semetisht në mënyrë vullnetare po bënin pastrimin e rrugëve të këtij fshati, përkundër vapës e rrezeve përvëluese të diellit, motivin për të bërë punë të mira për vendin e tyre nuk po u’a ndalonte askush.“