Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Suharekë. Një përson ka lajmëruar policinë e Kosovës duke u ankuar se një përson tjetër e kishte kërcënuar me armë nga vetura e tij.
Në raportin e policisë thuhet:
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar i pa njohur i cili ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe për një moment kishte hapur dritaren e automjetit dhe kishte ekspozuar një armë duke ia drejtuar ankuesit. I dyshuari është larguar në drejtim të pa njohur.”