Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Suharekë z.Urim Suka, ka reaguar ndaj kryetarit Muharremaj, i cili gjatë ditës kishte deklaruar se maturantët që nuk kanë mundësi financiare t’i mbulojnë shpenzimet e tyre për mbrëmjen e matures ta kontaktojnë privatisht kryetarin Muharremaj dhe i njejti nga bugjeti i tij përsonal do t’i mbuloj ato shpenzime.
Suka tha se kryetari Muharremaj fillimisht duhët t’i mbajë premtimet dhe të sigurojë transportin për nxënës dhe mësimdhënës.
Tutje Suka thotë se maturantët nuk presin që Muharremaj t’ua mbulojë shpenzimet për mbrëmjen e matures.
Reagimi i plotë:
“Nuk e kuptoj!!! ( apo e kuptoj shumë mirë )
Pse duhet ky postim i kryetarit Muharremaj?!
Maturanti dhe secili nxënës nuk pret pagesën tënde për matur, por trasportin e nxënësve të Shkollës Profesionale që e premtove e nuk e realizove kurrë.
Maturanti dhe secili nxënës e mësimdhënës nuk pret nga ti pagesën e mbrëmjes së maturës, por transportin e mësimdhënësve të cilin e premtove e nuk e realizove kurrë.
Maturanti e çdo qytetarë nuk pret pagesën tënde për mbrëmjen e maturës, por depolitizimin e arsimit që e premtove e nuk e realizove kurrë.
Maturanti e secili nxënës, mësimdhënës dhe prind, nuk pret pagesën tënde të maturës, por pret ngritjen e cilësisë të cilen e premtove e nuk e realizove kurrë. (Pothuajse të gjitha aktivitetet komunale për ngritje të cilësisë nuk janë realizuar)
Ky postim katër muaj para zgjedhjeve është dëshmi e frikës që ka kapluar kryetarin Muharremaj për humbjen që e pret.
Mashtrimi sjell frikë, e frika të detyron të mashtrosh, prandaj ti duhet të shkosh.
Urim SUKA“