Suharekë, e bën gruan për spital, kthehën bashkë në shtëpi

Një rast i dhunës familjare është raportuar dje në policinë e Kosovës. Viktima femër Kosovare, banore e Suharekës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit, të dy me dëshirë janë kthyer të jetojnë së bashku në shtëpi!

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të dy palët me dëshirë  janë kthyer të jetojnë në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt.“/Thuhet në raportin e Policisë së Kosovës