Kandidati nga PDK për kryetar të Suharekës Prof.dr.sc. Murtez Zekolli sot gjatë ditës ka vizituar shoqatat e dalura nga lufta.
Zekollin e ka shoqërur edhe selretari për vlera të luftës z.Agron Tafaj.
Në njoftimin e degës së PDK-së në Suharekë thuhet se: gjithmonë duhet të kujtojmë me krenari luftën që e kemi zhvilluar, dhe sa herë që respektojmë këto vlera vetëm sa forcohemi si shoqëri.
Ja njoftimi i plotë:
“Kandidati për kryetar të komunës në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Therandë Prof. Dr. sc.Murtez Zekolli dhe sekretari për vlera të luftës z. Agron Tafaj, kanë vizituar shoqatat e dalura nga lufta.
Gjithmonë duhet të kujtojmë me krenari luftën që e kemi zhvilluar dhe çdo herë kur respektojmë ato vlera vetëm sa do të forcohemi edhe si shoqëri, edhe si shtet.
Bashkëluftëtarët tanë dhanë gjithçka që Kosova të jetë e lirë, të jetë e pavarur dhe të lëvizë gradualisht drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
PDK, Therandë“