Suharekë: Vjedhen 40 telefona mobil në një lokal

Në një lokal për shitjen e telefonave mobil, në rrugën Brigada 123 Suharekë, dje rreth ores 3:30 të mëngjesit përsona ende të panjohur, kan hapur me force lokalin dhe kanë vjedhur rreth 40 telefona mobil dhe një kompjuter.

Rasti ëdhtë lajmëruar në policinë e Kosovës, dhe është duke u hetuar.

Thuhet në raportin e dërguar nga policia e Kosovës:
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit të tij dhe nga aty kanë vjedhur rreth 40 copë telefona dhe një kompjuter. Rasti është duke u hetuar.