Në mbledhjen e fundit të asamblesë komunale të mbajtur me datë 29.06.2021, në pikën e fundit të rendit të ditës ( pyetje dhe përgjigje), asambleisti i LDK-së z. Xhemajl Kabashaj anëtar i komisionit për dhënie në shfrytëzim të pronave komunale ngriti një çështje mjaftë shqetësuese, duke potencuar se aktivistë e militantë të AAK-së po marrin në shfrytëzim prona dy e më shumë prona komunale, dukë shfrytëzuar familjarët e tyre.
Kabashaj potencoi se aktivistët e AAK po marrin në shfrytëzim prona në emër të tyre dhe në emër të bashkëshorteve të tyre. Kabashaj tha se si anëtar i komisionit ka rënë në lajthitje ku një përson ka përfituar prona komunale duke konkuruar në emër të tij dhe të bashkëshortës së tij.
Kabashaj tha së këtë lidhje familjare e kuptoj vetëm pas bisedave me qytetarë, dhe potencoi që do të ishte mirë që në të ardhmen të kërkohen edhe çertifikatat e lidhjes martesore.
Ndërsa kryetari Muharremaj theksoj se “të gjithë qytetarët janë të barabartë sipas ligjit, unë tash po e di se kush paska marrë” tutje Muharremaj i’u drejtua asamblesitit Kabashaj me fjalët “atëherë ty po u dashka me të qu në burg ma së pari”
Ndiqeni videon më poshtë: