Ndrecaj: Ata që shkatërruan të arriturat e Bajram Bytyçit….

Asambleisti i LDK-së Bashkim Ndrecaj ka reaguar kundër vendimit që Zona industriale në Shirokë të emërtohet Bajram Bytyçi.

Ndrecaj thotë se kjo zonë duhet të emërtohet me emrin e heroit “Besim Ndrecaj”

Ja reagimi i plotë i asambleistit Bashkim Ndrecaj:

Propozimi i Kryetarit Muharremaj që Zona Industriale në Shirokë të emërtohet me emrin Bajram Bytyqi është e pa menduar mirë, jo se ka diqka kunder emrit të propozuar, përkundrazi është emër i respektueshëm,por kjo zone ka emër.
Emri i kësaj zone është Besim Ndreca, pikërishtë në këtë vend Heroi kreu aktin heroik. Nëse duhet të emertohet me emer kjo zonë atëher emrin e ka Zona Industriale Besim Ndreca Shirokë.

Ata te cilet i shkaterruan të arriturat e gjenerates se Bajram Bytyçi-t ,sot, po mundohen ta përdorin emrin e tijë për përfitime të poenave politik!