Policia e Kosovēs në raportin 24h ka njoftuar për një rast të lëndimit trupor në Suharekë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të më hershme kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.