Muharremaj tregon me shifra, se sa vizita mjekësore janë kryer në QKMF

Kryetari i komunës z.Bali Muharremaj në një postim në facebook ka treguar se sa vizita janë kryer në 6 majt e fundit në QKMF, QMF, AMF dhe Urgjencë.

Muharremaj gjithashtu ka njoftuar edhe për numrin e të vaksinuarve në komunën e Suharekës.

Ja postimi i plotë:

Raporti 6 mujor i vizitave mjekësore dhe shërbimeve në Qendra Mjekësore në Komunën e Suharekës :

  • QKMF – 22981 – vizita mjekësore
  • QMF – 17014 vizita mjekësore
  • AMF – 5628 vizita mjekësore
    Urgjenca – 14945 vizita mjekësore
    Vizita shtëpiake – 1778 vizita mjekesore

4700 Shërbime shtepiake Projekti “Caritas”

Gjithësej vizita mjekësore : 62 346

Të vaksinuar:

Dozen e parë – 7378
Dozen e dytë – 1010
Gjithsejt: 8388