Komuna e Suharekës shpall tenderin për pastrimin e veturave
Komuna e Suharekës, përkatësisht Zyra e Prokurimit ka shpallur tenderin për larjen e veturave të komunës së Suharekës.
Në njoftimin e Zyrës së Prokurimit thuhet se vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 2000€ ndërsa kohëzgjatja është 12 muaj.
Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjitha kompanitë e regjistruara në regjistrin e bizneseve dhe që janë në TVSH.
Gjithashtu kompanitë pjesëmarrëse duhet të ofrojnë dëshmi se kanë kryer projekte të ngjashme në tre vitet e fundit./Suhareka Express