Ardian Shala: E kemi programin për zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, njëherit edhe kandidat për kryetar të komunës nga kjo parti, sot ka vizituar qendrën për punë sociale në Suharekë.

Nga këtu Shala tha se e platforma jonë politike e ka të gatshëm programin për zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike.

Ja postimi dhe njoftimi i plotë nga dega e LDK-së në Suharekë:


Gjatë vizitës së sotshme në Qendrën për Punë Sociale, u njohtuam për së afërmi me sfidat, problemet dhe nevojat e kësaj qendre.

Ne u zotuam se do t’i shpallim luftë të pakompromis të gjithë shkaktarëve që rrisin varfërinë e që për rrjedhojë kanë rritjen e numrit të rasteve sociale!

Platforma jonë politike tashmë e ka të gatshëm programin për zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike.

Ndërprerja e menjëhershme e korrupsionit, tërheqja e investitorëve të huaj dhe zhdukja e papunësisë, janë tre hapa që do të ndërmerren urgjentisht dhe do të shërbejnë si terapi për ta rikthyer në rrjedhën normale të jetës ekonominë në Komunën tonë!