Bali Muharremaj fton qytetarët në takimin lidhur me nominimin e tij si kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në takimin ku ai do të nominohet nga AAK-ja si kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale.

“Ftoheni të merrni pjesë, në nominimin tim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si kandidat për kryetar në Komunën e Suharekës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Poashtu do të bëhet edhe prezentimi i kandidatëve për Asamblenë Komunale. Takimi mbahet në ora 19:00 në Hotel LAMI PALACE në Shirokë. Me respekt Bali Muharremaj”, ka shkruar ai në Facebook.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Burimi i lajmit: Dchannel.net