Ardian Shala, kandidat i LDK-së për kryetar të komunës ka vizituar qendrën HANDIKOS.
Shala gjatë vizitës tha se LDK ka përfunduar programin për integrimin e përsonave me nevoja të veçanta në shoqëri.
Ja postimi i plotë nga Ardian Shala:
“Vizita në qendrën Handikos nuk kaloi pa emocione.
Trashëgimia që ka lënë në këtë qendër humanisti e veprimtari, i ndjerë Rexhep Kuçi, ka krijuar një ambient dinamik efikas për secilin prej personave me nevoja të veçanta.
Dega e LDK-së në Therandë, ka përpunuar deri në hollësi planin e integrimit në shoqëri për këtë kategori të çmueshme dhe të respektueshme të shoqërisë sonë.
Trajnimet që do të organizohen nëpër Qendrat për Aftësim Profesional, me programe proprocionale me talentet e përsonave të caktuar, do të kenë efekte të shumfishta pozitive, si për kategorinë e respektuar të përsonave me nevoja të veçanta, të cilët mund të integrohen në jetën institucionale ashtu edhe për shoqërinë tonë, së cilës do t’i shtohet edhe një kontribut shtesë profesional!”