FC Ballkani transferon ish lojtarin e Portos

🤝WELCOME MALSOR AJETI🤝

Të dashur tifozë 🧡🖤

✍🏻FC Ballkani njofton se mesfushori Malsor Ajeti është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Talenti 21-vjeçar, vjen te skuadra jonë pas një eksperience me ekipin e Strugës dhe bëhet në këtë mënyrë afrimi i tretë zyrtar, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare.

💪🏻Ajeti ka provuar edhe klube me emër në Shqipëri e jo vetëm, teksa ka qenë pjesë e Skënderbeut, por ka luajtur edhe në Portugali me Porton U19 dhe Manheim U19 në Gjermani.

🤝 Klubi i Ballkanit i uron Ajetit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze.

🤲🏼Na priftë e mbara Suharekë🧡🖤