Muharremaj: Unë kryetari i thjeshtë, i borës e i shiut, Ju faleminderit

Sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e z.Bali Muharremaj për kryetar të komunës së Suharekës. Në një tubim me qytetarë të mbajtur në një restaurant u zyrtarizua kandidatura e z.Muharremaj.

Muharremaj ka falënderuar të gjithë mbështetësit për mundësinë e dhënë.

I pranishëm në tubim ishte edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i Muharremaj:

“Qytetarë të nderuar,

Më duhet fillimisht të ju falenderoj për
mbështetjen. Secilit pa dallim, në secilën kohë. Përkrahja juaj masive më 2017 më dha motiv për një dimenzion të ri të qeverisjes.

Shumica prej jush më keni dhënë këshilla të mira dhe ju falenderohem për këtë secilit veq e veq.

Qytetari ka qenë udhërrëfyesi im.
Ai ishte inspektori dhe këshilluesi im në secilën ditë. Duke ju takuar secilin prej jush çdo ditë, në 24 orë, në fshatra e në secilën lagje në qytet e kam kuptuar thelbin e një qeverisje të mirë, me punë të mira dhe me një zhvillim të shpejtë ekonomik.

Kuptova se qytetarët kishin nevojë, për
parqe, ndriqim, rrugë, çerdhe, shëndetësi e cila i shërben me korrektësi kudo ku ata kanë nevojë, sheshe, nënstacione e shumëçka tjetër.

Në ditë të vështira të vërshimeve, ne bashkë ia dolëm ta rikthejmë situatën me rindërtime nga e para.

Me humanizëm ia shtrim dorën atyre që patën nevojë për shtëpi e ushqime.

Në Pandemi ishin bashkë në tejkalim të një situate e cila ba sfidoi në kohë.

Faleminderit z.Haradinaj për mbështetjen si kreyeminstër,
Faleminderit donatorëve,
Faleminderit bizneseve,
Faleminderit mërgimtarëve,
Faleminderit mbi të gjitha qytetarëve pa dallim.

Sot unë po marr sërish besimin tuaj.
Mbase unë kryetari i thejshtë, i terenit, në borë e në shi, mu krijua me mbështetjen tuaj vizioni për të ardhmen se një kryetar komune u takon qytetarëve pa dallim.

Këtë metodë e mësova prej punëtorëve në suharekë. Se duke qenë i thjeshtë, e me qytetarët në 24 orë afër sfidave mund të mbetesh kryetari që e fiton respektin dhe besimin.

Unë jam i gatshëm ta vazhdoj rrugëtimin me ju. Pa ju mbeten burokrat e i mangët.
Me ju projektet dhe punët e mira vazhdojnë.

Së shpejti do të dal edhe me program
i cili e vazhdon zhvillimin e Komunës së Suharekës, por ajo arrihet me qytetarët si ju:

  • Të ndershëm,
  • punëtorë,
  • të përgjeshëm e human.

Unë jam krenar që ju takoj dhe punoj për ju.
Unë jam gati ta vazhdoj punën.

Na priftë e mbara !”