Parashikimi i motit për sot

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, me mundësi rigash lokale shiupërcjell Gazeta Sinjali.

Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu“, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./Gazeta Sinjali/