Dje Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Dragashit.
Një femër ka raportuar se i fejuari i saj me 4 korrik e kishte rrahur atë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore, transmeton Indeksonline.
Policia në raportin e saj shkruan se deri tek dhuna ka ardhur pasi i dyshuari e kishte xhelozuar të fejuarën e tij.
Raporti i plotë i Policisë:
Dragash 04.07.2021 ─ 03:00. Me datë 10.07.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, i dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, deri te përdorimi i forcës dyshohet se ka ardhur si pasoj e xhelozisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.