Në periferi të qytetit të Shtimes dalëngadalë po del në sipërfaqe një oazë unike.

Dikur ishte vetëm një burim uji, por nevoja për ujitjen e pemishtes që kishin mbjellë vëllezërit Gashi bëri që ta zgjeronin këtë hapësirë e cila po e merr formën e liqenit.

Reklame

Edhe pak ditë kanë mbetur që 4 vëllezërit zyrtarisht ta bëjnë Shtimen me liqen artificial, që edhe të tjerët mund të vijnë e ta vizitojnë.

Brenda liqenit është një tjetër hapësirë në të cilën arrihet vetëm me lundrim.

Peshku i llojit krap është i vetmi që po kultivohet në këtë vend. Shotat i japin edhe më tej bukuri pamjes së liqenit artificial të Shtimes.

Zyrtarisht, hapja e këtij vendi të veçantë pritet të jetë më 17 korrik, e pos shëtitjes rreth e rrotull që mund ta bësh, dashamirët e peshkimit e kanë vendin në të cilin mund ta ushtrojnë edhe pasionin e tyre.

TE FUNDIT