Qytetari nga Dubrava thotë se i djegën 3.6 hektar grurë

SuharekaExpress dje ka njoftuar se në fshatin Dubravë është përhapur një zjarr që shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e bujqësisë.


Viktima mashkull kosovar ka informuar se ara e tij prej 3.6 hektar, e mbjellur me grurë, është përfshirë në zjarr. Dyshohet se zjarri është përhapur, pasi që persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin disa mbeturinave. Sipas viktimës, dëmi është i konsiderueshëm. Rasti është duke u hetuar./Thuhet në raportin e policisë